Handanovic largohet nga Inter pas një dekade

13.07.2023 14:39

Portieri slloven Samir Handanovic....

Portieri slloven Samir Handanovic është larguar nga Interi pas njëmbëdhjetë sezoneve në klub, ka njoftuar skuadra e Serisë A të mërkurën.

Handanovic, i cili në vitin 2019 u emërua kapiten i Interit, tani është në dispozicion si lojtar i lirë pasi kontrata e tij ka përfunduar në fund të qershorit.

"Një pikë referimi, një lider në dhomën e zhveshjes, një kapiten i guximshëm. Samir Handanovic ka qenë të gjitha këto në njëmbëdhjetë sezonet që ai ka mbrojtur portën e Nerazzurrëve", ka shkruar Interi në një deklaratë.

Handanovic i ishte bashkuar Interit në korrik të vitit 2012.