Shaqiri realizon gol në fitoren e Chicagos (VIDEO)

13.07.2023 14:13

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Chicagos...

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Chicagos ndaj Montreal (3-0), në MLS. Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, ka shënuar një supergol në fitoren bindëse të Chicagos.

Kosovari në minutën e 33-të realizoi një gol fantastik, derisa Shaqiri asistoi edhe në golin e dytë. Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit, po luan sezonin e tij të dytë në Amerikë dhe tashmë ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Chicagos.

https://twitter.com/i/status/1679315402235551747