Bozhinovska sekretare e përgjithshme e FFM-së
13.07.2023 15:00
Në mbledhjen e Këshilit Drejtues....

Në mbledhjen e Këshilit Drejtues të mbajtur më 12.07.2023 janë marrë këto vendime: Janë miratuar propozimet për garën e Kupës për sezonin 2023/24.
Është marrë vendimi që fondet e programit Forward 3 dhe Forward 2 të FIFA-s të përdoren për projekte investimi. Janë miratuar listat e arbitrave, kontrollorëve dhe delegatëve për sezonin 2023/24.
Pas skadimit të mandatit të dytë katërvjeçar të Sekretarit të Përgjithshëm Filip Popovski, Këshilli Drejtues konstatoi ndërprerjen e mandatit maksimal të përcaktuar me ligj.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, Natalia Ilievska Bozhinovska, punonjëse e Sekretariatit të Përgjithshëm të FFM-së, u emërua për sekretare të re të përgjithshme.
