Egzon Belica kthehen në Rabotniçki

13.07.2023 15:20

Rabotniçki është përforcuar me një mbrojtës....

Rabotniçki është përforcuar me një mbrojtës para fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit vendorë.

“Romantikët” në rrjetin e tyre kanë komunikuar se janë rënë dakord me mbrojtësin, Egzon Belica.

Ai pas plotë 12 viteve sërish kthehet në këtë skuadër, me të cilën në sezonin e largët 2010/11 luajti kundër anglezëve të Liverpul. Mbrojtësi Belica dhe ekipi nga kryeqendra janë dakorduar për një kontratë dy vjeçare.

Ai tek “romantikët” vjen nga skuadra e Prishtinës.