Gold Cup: Panamaja dhe Meksika përballen në finale
13.07.2023 15:40
Në finalen e madhe të “Gold Cup 2023”....

Në finalen e madhe të “Gold Cup 2023”, në të cilën luajnë kombëtaret më të mira të Amerikës Veriore dhe asaj të mesme si dhe Karaibeve, të dielën do të përballem Panamaja dhe Meksika.
Panama në gjysmëfinale mundi SHBA-të, 5:4 pas penaltive. Në kohën e rregullt nuk kishte gola, ndërsa në kohën shtesë rezultati ishte 1:1.
Meksika në ndeshjen e luajtur në Las Vegas me rezultatin 3:0 e mundi Xhamajkën.
