Shkëndija dhe Shkupi në kërkim të fitoreve

13.07.2023 16:00

Sot në terrenet evropiane të futbollit....

Sot në terrenet evropiane të futbollit do të luhen ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, në të cilën do paraqiten edhe skuadra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. 

Vendi në këtë raund të Ligës së Konferencës, do të përfaqësohet me tri skuadra si Makedonija Gj.P (17:30), Shkëndija (20:00) që luajnë në shtëpi dhe Shkupi që do luajë në transfertë.

Ndeshjen e parë Shkëndija me Haverforwest County, e luan sot  në Shkup. Shkëndija para se të udhëtojë për në Kardif, do të duhet ti bëjë detyrat e shtëpisë.

“Kuqezinjtë”, janë favorit në letër, megjithatë futbollit modern nuk lejohen të ndjehesh komod.  Skuadra tjetër shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, përballë në raundin e parë të Ligës së Konferencës e ka skuadrën nga Lituania, Hegelmann.

Ndeshja e parë luhet në Kaunas të Lituanisë, të enjten nga ora 19:00. Ndeshja e kthimit është në Shkup më 20 korrik. Shkupi ka hasur në telashe para udhëtimit në Lituani. Futbollisti algjerian Walid Hamidi nuk është pajisur me vizë për të hyrë në Lituani.

Liga e Konferencës është gara e tretë kontinentale për klube të futbollit, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.