Lituania, Zelensky përshëndeti premtimet e reja për armët
Presidenti ukrainas Zelensky....

Presidenti ukrainas Zelensky i përshëndeti premtimet e reja për armë dhe municione për të luftuar pushtimin rus, por shprehu zhgënjimin për mungesën e një rruge të qartë për vendin e tij për t'u anëtarësuar në NATO.
“Nga ana jonë nuk cenojmë asgjë, nuk bllokuam asgjë. Kemi bërë marrëveshje jo me Rusinë, por me OKB-në dhe Turqinë. Si OKB-ja, ashtu edhe Turqia negociuan me Rusinë. Ky korridor duhet dhe funksionon. Jam i bindur se pas pranimit të sotëm të garancive të sigurisë, do të ketë ndërprerje të disa projekteve të rëndësishme humanitare nga Rusia.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti amerikan Biden ka premtuar se aleatët perëndimorë nuk do të hezitojnë të mbrojnë Ukrainën.
“Gjatë viteve të fundit, ne e kemi çuar partneritetin transatlantik në lartësi të reja, duke konfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara si një spirancë për stabilitetin global. Ideja se ShBA-të mund të përparojnë pa një Evropë të sigurt nuk është e arsyeshme. Të qëndrojmë për lirinë, të qëndrojmë së bashku. Мiq të mi, ky është mësimi që nxjerrim nga historia. Është një mësim që e shohim çdo ditë dhe do të përcaktojë se si do të duket Ukraina.”, - theksoi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Samiti ushtarak evropian dhe aftësia e tij për të ofruar mbështetje për Ukrainën mori vlerësime të ndryshme.
"Në përgjithësi, unë ende mendoj se ishte një sukses, por nuk ishte suksesi i plotë që na duhej për të qenë në gjendje të projektonim unitetin.", - u shpreh ish-zyrtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Michael Allen.
“Sigurisht, përdorimi i mundshëm i këtij lloji municioni ndryshon situatën dhe e detyron Rusinë të marrë kundërmasa të caktuara.”, - theksoi zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov.
Në ditën e fundit të Samitit të NATO-s, Aleanca filloi një forum të ri për thellimin e lidhjeve me Ukrainën. Ai synon të shërbejë si një organ i përhershëm, ku 31 anëtarët e Aleancës dhe Ukraina mund të zhvillojnë konsultime dhe të thërrasin takime në situata emergjente. (Sedat Selimi, TVM2)
