Mjerimi ka depërtuar edhe në familjen Ibraimi nga Tetova
Mjerimi ka depërtuar thellë edhe në familjen 7 antarëshe Ibraimi nga qyteti i Tetovës....

Në një dhomë të vetme e cila nuk është as e tyre, flejnë të gjithë, disa poshtë e të tjerët në dy divanet të cilat janë të vjetëruara.
Thonë rrallë bëjmë gjumin rehat, ata që flejnë në tokë ngrin nga i fohti ndërsa ata që flejnë në divan shpesh zgjohen me lendime.
“Jemi në gjendje të rrëndë shumë vet e shtata këtu flej, fëmijët flejnë poshtë edhe dyshemen që e kishim ishte e kalbur dhe e hoqa tash është me ciment posht po të doni e hap tapetin dhe e shikoni vet. Fëmijët flejnë këtu une fëmijët e vegjël këtu, vajzat këtu, të gjithë këtu rrimë, këtu ham këtu të gjitha I bëjmë, me një dhomë. Si është te jetohet me një dhomë, shumë rrëndë është dal të cohem jash i shkel fëmijët te këmbët, me një fjalë nuk flehet me një dhomë, fëmijët flejnë në shtrat u shtroj, kur cohem I shkel, vajzat, fëmijët e vegjël” – tha Dhurata Ibraimi.
Kryefamiljari Arifi ka punuar në fabrikën e tekstilit “Teteks” por para ca vitesh e nxjerin nga puna si tepricë teknologjike. Largimi nga puna jo që e dobëson ekonomikisht por njëkohësish ai fiton disa sëmundje.
“Kemi punuar punë tekstili në Teteks rrogat i kemi pasur mesatarisht, 5000 denar, kur erdh fundi na nxorën nga puna si tepricë teknologjike dhe kemi ngelur në rrugë” - Arif Ibraimi.
Për të siguruar kafshatën e fëmijëve Zonja e shtëpisë Dhurata gati një vit kujdeset për një plakë. Por me parat e fituara mezi arrin të siguroj gjërat e nevojshme. Një prej fëmijëve ka nevoj për logoped, dy prej fëmijëve janë në shkollë fillore ndërsa djali më i madh ka mbaruar shkollën e mesme por nuk ka patur të holla për tu rregjistruar në fakultet. Askush nuk është bërë i varfër duke dhënë, prandaj le ti ndihmojmë me atë që e kemi dhe tu mundësojmë kushte më normale për jetë. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
