Maqedoni

Spitali klinik në Shtip, për 6 muaj do të zgjidhet kompania që do ta ndërtojë

13.07.2023 16:11

Gjashtë muaj do të jetë i hapur tenderi për zgjedhjen e një kompanie që do të vazhdojë me ndërtimin e Spitalit klinik në Shtip...

Gjashtë muaj do të jetë i hapur tenderi për zgjedhjen e një kompanie që do të vazhdojë me ndërtimin e Spitalit klinik në Shtip, pasi ministri Mexhiti e ndërpreu kontratën me zbatuesin e punimeve, i cili ka shkelur të gjitha afatet dhe ka ndërtuar vetëm 30 për qind të objektit.
 
Është aktivizuar garancia bankare prej gjashtë milionë eurosh. Shtatë vite nuk i kanë mjaftuar “Intracom Construction” greke për të ndërtuar spitalin në Shtip.
 
“Sipas ligjeve të prokurimit publik duhen 42 ditë për të bërë një prerje tërthore të asaj që është bërë nga zbatuesi i punimeve dhe të gjithë palëve të interesuara dhe për 42 ditë do të dimë saktësisht se çfarë është bërë dhe si është bërë. Do të duhen rreth gjashtë muaj për dokumentacionin dhe përgatitjen e plotë, para vitit të ri duhet të fillojmë me zgjedhjen e zbatuesit të punimeve”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 
 
Mexhiti  paralajmëroi edhe ndërtimin e spitalit në Kërçovë, për të cilin kërçovarët kanë pritur më shumë se tre dekada. Pa specifikuar se në cilin vend dhe kur do të fillojë ndërtimi, ministri paralajmëron një qendër të re klinike në metropol. Tani për zgjidhjen e kontratës me kompaninë e mëparshme që duhej ta ndërtonte, shteti paguan gjoba prej 18 milionë eurosh.
 
“Ka shumë të interesuar, por nuk do të them se do ta ndërtojmë tani, deri në vitin e ri ose do të vendosim gurthemelin. Të gjithë duhet të përfshihen, opinion publik të jep mendim  , por edhe opozita. Pa këtë nuk mund të bëjmë asgjë serioze nëse themi si qeveri se është një problem i zgjidhshëm. E dimë që është investim kapital.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 
 
Javën e ardhshme do të bëhet e ditur se sa pacientë me fibrozë cistike do të marrin ilaçin “Trikafta”, i cili do të prokurohet më së voni deri në fund të vitit. Pacientëve iu premtua edhe një qendër e re në kuadër të spitalit për sëmundjet e mushkërive “Kozle”.  Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, vizitoi Klinikën për endokrinologji me rastin e hapjes së Qendrës për përballje dhe trajtim të obezitetit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI