Maqedoni
Zgjedhjet në Këshillin Gjyqësor, Georgiev dhe Dimovska marrin më shumë vota
13.07.2023 18:01
Nake Georgiev dhe Antoaneta Dimovska janë dy kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor...

Nake Georgiev dhe Antoaneta Dimovska janë dy kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të cilët fituan numrin më të madh të votave nga kolegët e tyre në dy njësi zgjedhore: njësia e Gjykatës Supreme dhe njësia e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe gjykatat administrative. Kandidati i vetëm në njësinë e Gjykatës supreme ka fituar 6 vota.
Nga 16 kandidatë,13 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, ndërsa 7 fletëvotime kanë rezultuar të pavlefshme. Në njësinë e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe gjykatat administrative nga 220 votues kanë votuar 185, ndërsa të pavlefshme kanë rezultuar 26 fletëvotime. Kandidatja Antoneta Dimovska ka fituar 110 vota, ndërsa kandidati Llazar Nanev 49 vota.
“E ndoqëm procesin zgjedhor në të gjitha 13 vendvotimet për të dyja listat. Deri më tani nuk kemi asnjë vërejtje as nga kandidatët e as nga Komisionet që realizuan zgjedhjet. Ne jemi të kënaqur nga rrjedhoja e procesit zgjedhor, dalja e votuesve që ka qenë diku 84%.”, - deklaroi Subhi Jakupi nga Komsioni zgjedhor.
Në bazë të Ligjit për Këshillin Gjyqësor parashihen dy afate për ankesa. Njëri është në afat prej 5 orëve që ka të bëjë me procesin e votimit, ndërsa afati tjetër është raportimi i rezultateve, ku kandidatët gjithashtu kanë të drejtë për ankesa në afat prej 5 orëve deri tek Komisioni për zgjedhje.
Nëse nuk parashtrohen ankesa në afatet e parapara Komisioni në afat prej 48 orëve ka të drejtë të shpalosim rezultatet e fundit për të dy kandidatët.
FLORIJE KAMBERI
