Jakimovski dhe Angellov, reagime rreth përgjimeve

01.03.2015 16:33

Partia Opcioni qytetarë për Maqedoninë i Stevçe Jakimovskit, e ka dalur me vlerësimin e sajë për zhvillimet e fundit në vend, duke dënuar siç thuhet posedimin nga ana e individëve të matrialeve të përgjuara , me çka ndërhyhet në jetën private të mbi 20 mijë qytetarëve të vendit...

Poashtu Jakimovski, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritarë, kërkon respektimin e institucioneve.

“Askush, nuk ka të drejtë përveç prokurorisë dhe gjykatësve në procedurë të definuar rreptësisht, nuk ka të drejtë të porosisë apo të jap urdhëra për përgjim, posedim të matrialeve nga përgjimi selektimin dhe analizimin e tyre dhe publikimin në opinion. Opcioni Qytetarë për Maqedoninë e dënon posedimin e matrialeve të përgjuara nga ana e individëve me çka ndërhyhet në jetën private të mbi 20 mijë qytetarëve të Maqedonisë, duke vendosur vet se për kë do të bublikojnë çka do të publikojnë dhe sa nga ajo do të selektojnë, pa e ditur opinioni nëse ka gjirime të montuara, a ka pjesë të shlyera dhe fundja sa nga tër ajo ka të vërtetë” – tha kryetari i OQM-së, Stevçe Jakimovski.

Ndërkohë nga partia Dinjiteti kanë kërkuar krijimin e sektorit special në prokurori që do të merrej me skandalin e përgjimeve.

“Kërkojmë menjëher të formohet sektorë i veçant në prokurori i përbërë nga prokurorë të pa kompromituar dhe të ndershëm, dhe besoj se të tillë në Maqedoni ka ende, që deri në fund do ta hetonin skandalin me bisedat e përgjuara” – tha kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov.

Poashtu angellov ka apeluar për uljen e tensioneve mes maqedonasve sepse kjo siç ka nisur, sipas tij çon te lufta vëllavrasëse. (Gyltene Sinani, TVM2)