Ambasadat, reagime rreth skandalit të përgjimeve

01.03.2015 17:02

Vazhdojnë reagimet e diplomatëve të huaj në Maqedoni pas njoftimit për përgjimin e gjashtë ambasadorëve të huaj....

Ambasadori italian Ernesto Beleli dhe ambasada suedeze kanë përkujtuar se nëse është përgjuar korri diplomatic kjo përbën shkelje të Konventës së Vjenës.

“Kjo na shqetëson sepse Konventa e Vjenës thotë se diplomatët nuk duhet të përgjohen as me urdhër nga gjykata. Bisedat telefonike janë mjeti për të realizuar punën tonë, që të dërgojmë porosi në vendet tona, prandaj as gjykatësit nuk mund të urdhërojnë diçka të tillë. kështu që as gjykatësit nuk mund të urdhërojnë një gjë të tillë” – tha Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Belleli.

Lideri i LSDM-së Zave më njoftoi se disa telefona të korrit diplomatic janë përgjuar dhe nëse kjo është kështu atëherë natyrisht që nuk është mënyrë e drejtë e lojës me shtetet e tjera, vlerëson ambasadori Belleli.

Ai njëherit shprehu gatishmërinë e vendit të tijë dhe BE-së të  ndihmojnë në tejkalimin e krizës politike në vend.

“Ne e ofrojmë ndihmpën tonë, edhe BE-ja edhe vendet ndaras, Italia është e gatshme nëse na kërkohet ndihmë ta bëjmë atë.Mendoj se fillimisht duhet të ekt dialog, sepse pa dialog nuk do të ketë zgjidhje, mes komponentave të ndryshme” - tha Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Belleli.

Ne mund të japim këshilla, të ofrojmë ndihmë, jemi të gatshëm të dërgojmë edhe ndërmjetësues evropian nëse është e nevojshme, por zgjidhja varet nga ju. Ne nuk mund t’ju tregojmë se çfarë është më mirë, por vetëm t’ju tregojmë se nëse dëshironi të bëheni pjesë e BE-së, duhet të respektoni rregulla të caktuara dhe atëherë ju do të vendosni se çfarë do bëni”, thekson ambasadori Italian në një prononcim për Europn e Lirë.

Edhe Ambasada suedeze përmes një reagimi me shkrim ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me përgjimet. “Publikimet se ka ndodhur përgjim i politikanëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile, si dhe është keqpërdorur forca e politikes, medieve dhe gjyqësisë janë shqetësuese. Janë të nevojshme hetime të pavarura, të tërësishme dhe transparente për këto fakte. Nëse është përcjellur edhe korrespodenca diplomatike, kjo gjë është thyerje e Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”, thuhet në reagimin e ambasadës suedeze. (Gyltene Sinani, TVM2)