Mirësjellja e shitësve, rrit fitimin

01.03.2015 17:17

Shërbimi i mirë nga shitësit gjithnjë ndikon tek blerësi i cili kthehet sërisht tek i njejti shitës apo te i njejti prodhim....

“Po po gjithmonë sjellja e mirë ndikon. Për shembull para disa ditëve hyra në një lokal ku më shërbyen mirë dhe un u rekomandova shokëve që të shkojnë atje.”

“Mua më ka ndodh që i kam hyrë në një dyqan dhe më kan pëlqyer rrobat, dhe u kam rekomanduar shokëve, që të shkojnë dhe të blejnë edhe ata”.

Populli thote: Sjellja e mirë me konsumatorët mund të kontribojë në marketing falas dhe gjithsesi fitimprurës për biznesin tuaj. Por  një konstatim i tillë e konfirmuan  kohe me pare edhe  ekspertët ekonomik amerikan, të cilët theksojnë se  shërbimi i mirë me konsumatorët është një faktorët kyç për të promovuar biznesin dhe për të rritur  profitin e biznesit.

“Gjithsesi se për disa orë nuk mund të përfshihet në tërësi, por qëllimi im kryesor do të jetë të bind biznesmenët vendas, se sa shërbimi i mirë me konsumatorët është me rënsësi për të pasur konsumator të kënaqur, dhe për ta përhapur biznesin e tyre” – tha Barbara Operschall, eksperte amerikane.

Aftësimi i këtillë i biznesmenëve është i domosdoshëm për të zhvilluar biznesin e tyre dhe për tu bërë më konkurent, për shkak se konkurenca është një nga faktorët kyç për zhvillim ekonomik. (Ersan Pajaziti, TVM2)