Maqedoni
Moti i nxehtë ndikon rëndë në shëndetin e njeriut
14.07.2023 14:36
Moti i nxehtë arsye për sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Numri i këtyre diagnozave është rritur si te mjekët amë...

Moti i nxehtë arsye për sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Numri i këtyre diagnozave është rritur si te mjekët amë, ashtu edhe te specialistët. Pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe neurologjike duhet të qëndrojnë të disiplinuar dhe të marrin terapinë e përshkruar në kohë, të mos i rrisin dhe të ulin dozat vetë, siç dinë të bëjnë shpesh dhe të mos dalin jashtë në pikun më të nxehtë të ditës, thonë mjekët.
“Nëse personat ndjejnë dhimbje në gjoks ose luhatje të tensionit dhe marramendje, patjetër duhet të paraqiten në mjek. Ndërsa, ato simptomat klasike të goditjes në tru ku kemi gojë të shtrembëruar, pamundësi për të lëvizur gjymtyrët, me presione të larta, atëherë duhet të paraqiten në qendrat e urgjencës për një diagnozë më të shpejtë të sëmundjes përkatëse.”, - deklaroi mjeku amë, Dragan Gjorgjievski.
Dy-tri javët e fundit ambulancat e mjekëve të familjes janë mbushur me pacientë me sëmundje respiratore, gjë që nuk është tipike për këtë periudhë të vitit, thotë mjeku Gjorgjievski. Por, ndihmë kërkojnë edhe pacientët me infeksione bakteriale, streptokoke në fyt, në hundë, anginë purulente, viruse stomaku.
“Ata me anginë purulente patjetër duhet të paraqiten në mjek, sepse duhet të marrin terapi adekuate për të vlerësuar terapinë me antibiotikë ose nëse kanë dyshim për ndonjë infeksion bakterial të bëhet brisi në fyt, që të jepet antibiotiku adekuat. Të konsumohen lëngje të mjaftueshme.”, - theksoi mjeku amë, Dragan Gjorgjievski.
Temperaturat mbi 40 do të qëndrojnë edhe në ditët në vijim. Rekomandimet e Qeverisë janë në fuqi, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga detyrat e punës dhe të shmangen aktivitetet fizike dhe nxjerrja e fëmijëve jashtë në kopshte. Qeveria ka vendosur që këto masa të jenë të vlefshme deri të dielën.
VLORA LATIFI TOPOJANI
