Botë
Ukraina: Detaje të reja të takimit mes Putin dhe Prigozhin
14.07.2023 14:58
Presidenti ukrainas, shpreson që marrëveshjet e Vilniusit të kthehen në një rezultat konkret...

Ndërkohë edhe sot, disa rajone të Ukrainës shpallën një alarm ajror. Rusia ka lëshuar sërish dronët iranianë, thonë zyrtarët ukrainas.
Zelensky: Marrëveshjet të shndërrohen në rezultate
“Tani është koha për ta kthyer çdo marrëveshje të tillë në një rezultat konkret. Ne kemi Këshillin NATO-Ukrainë dhe ky format duhet të funksionojë në një mënyrë kuptimplote. Ne kemi kontrata të reja për armë, për pajisje, për aviacion dhe tani po i finalizojmë.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Putin: Anëtarësimi në NATO do të rrisë tensionin
Armët e reja nga Perëndimi, sipas Putinit do të synojnë forcat ruse dhe do të përshkallëzojnë konfliktin, kurse anëtarësimi në NATO do të rrisë tensionin në skenën ndërkombëtare.
“Një nga arsyet e operacionit special ushtarak është anëtarësimi i Ukrainës në NATO. Jam i sigurt se kjo nuk do të rrisë sigurinë e Ukrainës, por do ta bëjë botën shumë më të cenueshme dhe do të çojë në tensione shtesë në skenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse unë nuk shoh asgjë të mirë në të.”, - theksoi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Biden: Putin tashmë e ka humbur luftën
Sipas Uashingtonit, Putin tashmë e ka humbur luftën me Ukrainën dhe se si do të përfundojë ajo do të varet vetëm nga ai. Pentagoni po dërgon tre mijë rezervistë të ushtrisë amerikane në Evropë.
“Putin tashmë e ka humbur luftën, çfarë lloji marrëveshjeje arrihet në fund varet nga Putin dhe nga ajo që ai vendosë të bëjë. Mendoj se përfundimisht presidenti Putin do të vendosë se nuk është në interesin e ekonomisë ruse, politikisht dhe mënyra të ndryshe, vazhdimi i kësaj lufte.”, - u shpreh presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Pushtimi rus i Ukrainës ishte gjithashtu një temë në takimin e ministrave të jashtëm në Samitin e Azisë Lindore në Xhakartë.
SEDAT SELIMI
