Maqedoni
Vala e të nxehtit rrit rrezikun për paraqitje të zjarreve
14.07.2023 15:20
Vala e të nxehtit e cila e ka kapluar vendin ka rritur rrezikun për paraqitje të zjarreve...

Resurset shtetërore janë në gatishmëri, sigurojnë nga Qendra për menaxhim me kriza.
Nga ku shtojnë se këtë verë mund t’i përdorin edhe avionët në shuarjen e zjarreve, ndërsa në rast të ndonjë zjarri gjatë vikendit ata mund të intervenojnë me katër helikopterë dhe një avion. Gjithashtu, nga kjo qendër i apelojnë qytetarët për më shumë kujdes me hudhjen e cigareve, si dhe mos të ndizet zjarr në hapësira të hapura.
“Kemi mbajtur mbledhje koordinative në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha institucionet që kanë kompetenca në shuarjen e zjarreve nëpër pyje, ku kemi sjellë disa konkluzione dhe jemi koordinuar. Në mënyrë komplete do ta informojmë opinionin për numrin e përgjithshëm të resurseve shtetërore edhe të vetëqeverisjes lokale, por edhe të pushtetit qendror. Për sa i përket avionëve, të tri avionët do të jenë funksionalë këtë vit.”, - deklaroi drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
Qytetarët që do të zihen duke ndezur zjarr në hapësirë të hapur ose të shkaktojnë zjarr për shkak të pakujdesisë do t’i nënshtrohet sanksioneve ligjore të cilat janë të parapara me paraqitjet penale dhe dënimet me para.
“Masa më jopopullore është ndalimi i lëvizjes në natyrë. Do të mundohemi që t’i ikim kësaj mase, por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë hedhjes së cigareve, gjatë përdorimit të veglave me nxehtësi dhe mos të ndizen zjarre. Është shumë nxehtë, bari do të thahet shpejt, ajo veç më është tharë, por nëse për ditë është barut i thatë, shumë lehtë mund të ndizet, ndërsa tani ka shumë bari për shkak të shirave.”, - theksoi drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
Zjarret, të cilat para dy viteve e kapluan rajonin lindor kanë lënë dëme të madhe. Ripërtëritja e fondit pyjor pritet të zgjasë me vite.
GAZMEND KURTISHI
