Botë

Rrahja në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria interviston të përfshirët në incident

14.07.2023 15:42

Me ftesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po intervistohet të përfshirët...

Me ftesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po intervistohet të përfshirët në rrahjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës.
 
Laureta Ulaj, zyrtare për Informim e Prokurorisë Themelore Prishtinë, tha për RTK live se janë duke u marrë deklaratat e palëve të përfshira në këtë rast.
 
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me këtë rast ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së. Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime, me qëllim të sqarimit të plotë të kësaj çështjeje dhe në kuadër të tyre janë duke u marrë deklaratat e palëve të përfshira në këtë rast”, tha ajo.
 
Duke shtuar se veprimet hetimore po vijojnë të ndërmerren në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.