Konjare e Poshtme, filloi sanimi i urës së dëmtuar nga vërshimet
Ka filluar sanimi i urës në fshatin Konjare të Poshtme e cila është dëmtuar nga ujërat e rrëmbyeshëm si pasoj e vërshimeve të shumta...

Poashtu ka filluar edhe rikonstruimi I katër urave të dëmtuara për të cilat projektet janë të gatshme dhe është arritur marrëveshje bëri të ditur Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Mile Janakievski.Sipas tij kjo urë është tejet e rëndësishme për banorët e Rzhanicovës dhe Konjares së Poshtme, sepse lidh mes vete dy vendbanime.
Sanimi i urës ka qenë i patjetërsueshëm sepse ajo është ndërtuar në vitin 1983 dhe që nga ajo kohë nuk është intervenuar.
“Presim që në pajtueshmëri me marrëveshjen e nënshkrur kjo urë të rikonstruohet deri në prill të këtij viti,për momentin katër ura po rikonstruohen,ndërsa edhe për dy ura të dëmtuara janë duke u përgaditur projekte sepse vërshimet ishin të mëdha” – tha ministri i Transportit dhe Lidhjve të Maqedonisë, Mile Janakievski.
Përveç sanimit Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Mile Janakievski, informoi se është arritur marrëveshje për fillimin e ndërtimit të 46 rrugëve lokale në vlerë prej 7.2 milion euro,ndërsa projketet pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
