Maqedoni
Paralajmërohet protestë kundër hapjes së minierave në Strumicë
14.07.2023 16:04
Aktivistët po mobilizohen para protestës të së shtunës kundër hapjes të minierës “Illovica”...

Aktivistët po mobilizohen para protestës të së shtunës kundër hapjes të minierës “Illovica”. Thonë se e kanë përkrahjen edhe të banorëve të vendbanimeve tjera dhe paralajmëruan se do të shprehin porosi të qarta se minierë nuk do të ketë. Ata janë të revoltuar kundër vendimit të Qeverisë që të bashkohen dy koncesionet për minierën për ari dhe bakër.
“Nuk ka mënyrë për t’u zgjidhur puna nga korrupsioni, ashtu që zgjodhëm që me të vërtetë siç kemi bërë deri tani, pra ta marrim punën në duart tona dhe në mënyrën tonë ta shprehim pakënaqësinë, të tregojmë rezistencë, të tregojmë shtypje që të dalin njerëzit në bllokadë.”, - theksoi ambientalisti, Stojan Vellkov.
Kundër hapjes së minierave të reja është edhe ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova. Ajo tha se personalisht do të shkojë të protestojë ne Strumicë. Edhe pse Shukova tha se me bashkimin e dy koncesioneve, nuk është zmadhuar përfshirja e koncesionit të minierës, megjithatë ajo paralajmëroi se Qeveria do ta shqyrtojë vendimin.
“Unë e kuptoj shqetësimin e qytetarëve. Nëse do të mundem sot ta shpreh qëndrimin tim personal, unë jam kundër minierave të reja në shtet. Unë vlerësoj se ai është vendbanim bujqësor, ku duhet të zhvillohet bujqësia. Shteti intensivisht e bëri atë gjatë periudhës së kaluar dhe i mbështet bujqit. E dini të gjithë se kemi qind për qind të zbatuara me sukses fondet IPARD dhe tani veç më po fillojmë me ciklin e tretë të këtyre ndihmave.”, - theksoi ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova.
Përderisa banorët lokal kanë frikë se miniera do të shkaktojë dëme serioze në kulturat e tyre bujqësore dhe në shëndetin e tyre, investitori garanton se do të përdorë teknologjitë më të reja dhe më të sigurta për eksploatimin e lëndëve të para minerale.
BELINDA KOKA ADEMI
