Maqedoni

LSDM: Vendi përjeton zhvillim ekonomik dhe mirëqenie

14.07.2023 16:48

Për zhvillim ekonomik, rritje të pagave dhe ulje të papunësisë, zotohen social-demokratët...

Për zhvillim ekonomik, rritje të pagave dhe ulje të papunësisë, zotohen social-demokratët. Partia e Dimitar Kovaçevskit, duke u bazuar në statistika pohon për ulje të papunësisë për 8% dhe rritje të punësimeve për 9.5%.
 
Pushteti ka mbështetur 410 ndërmarrje, ndërkaq  pohon për rritje rekorde të investimeve të huaja në vlerë prej 750 milion euro. 
 
“Me mbështetje të vazhdueshme të ndërmarrjeve edhe gjatë vitit 2023, presim të tejkalohet numri i kompanive që janë mbështetur vitin e kaluar. Gjithashtu, vitin e shkuar kishim shifër rekorde të investimeve të huaja në vlerë prej 750 milion euro, ndërkaq Maqedonia nuk ka forcë të lirë punëtore, por vend në të cilin vlerësohet dhe respektohet mundi i punëtorit. Numri i të punësuarve në zonat industriale ka tejkaluar shifrën prej 17 mijë të punësuarve.”, - deklaroi deputetja e LSDM-së, Daniella Koleva.
 
VMRO-DPMNE: Pushteti keqpërdor tatimet
 
Nga VMRO-DPMNE me kundërakuza se qeveria po varfëron qytetarët e suksesshëm dhe taksat e grumbulluara nga ata nuk i destinon kah kategoria e varfër e qytetarëve, por për interesat politike.
 
“Qeveria BDI–LSD shpenzon paratë e popullit, duke mos bërë asgjë për ata. Përkundrazi, efekti i shpenzimit të 30 miliard eurove gjatë qeverisjes së tyre është ekonomi e fundosur dhe popull i varfër. Tani do të vendosin edhe tatime të reja dhe do të rrisin ekzistueset që të financojnë qeverisjen e tyre, por pa kurrfarë projektesh për qytetarët.”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. 
 
Partia e Mickoskit konsideron se pushteti do të duhet të fokusohet në ekonominë gri, mos paguesit e taksave, kundër krimit e jo të ndikojë në zhytjen e ekonomisë dhe shpërnguljen e bizneseve.
 
MERAL ISMAILI