Maqedoni
Këshilli Gjyqësor, Gjeorgjiev dhe Dimovska u zgjodhën anëtarë të ri
14.07.2023 17:32
Naqe Gjeorgjiev dhe Antoaneta Dimovska janë zyrtarisht dy anëtarët e rinj...

Naqe Gjeorgjiev dhe Antoaneta Dimovska janë zyrtarisht dy anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor. Pas zbatimit të procesit të zgjedhjeve nga 236 gjykatës me të drejtë vote, vetëm 84% prej tyre shfrytëzuan këtë të drejtë.
Naqe Gjeorgjiev ishe kandidati i vetëm në njësinë e Gjykatës Supreme dhe nga 16 votat e mundshme mori vetëm 6, ndërkohë që Antoaneta nga njësia e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe gjykatat administrative, nga 185 gjykatës që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës mori besimin e 110 gjykatësve, ndërsa për kandidatin Lazar Nanev votuan 49 gjykatës.
Subhi Jakupi nga Komisioni zgjedhor theksoi se ligji nuk parasheh prag të votimit dhe mund të zgjidhet anëtarë i Këshillit Gjyqësor edhe nëse ke fituar qoftë edhe 1 votë.
“Neni 25, alinea 2, thuhet se për anëtarë të Këshillit Gjyqësor është kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave në njësisë zgjedhore. Askund nuk është i paraparë cenzusi i votimit apo në mënyrë ndryshe të interpretohet nga Komisioni. Ligji është i qartë, të cilin mund ta interpretoj se edhe me 1 votë mund të zgjidhet.”, - deklaroi Subhi Jakupi nga Komisioni zgjedhor për anëtarët e Këshillit Gjyqësor.
Këshilli i prokurorëve, avancime dhe zgjedhje të prokurorëve të rinj
Zgjedhjet për dy vendet vakante në organin më të lartë të drejtësisë erdhën si pasojë e dorëheqjes së dy anëtarëve: Mirjana Radevska Stefkova dhe Zoran Gerasimovski që rezultuan pas mosmarrëveshjeve dhe kritikave të shumta për punën e Këshillit Gjyqësor. Këshilli Gjyqësor është i përbërë nga 15 anëtarë, prej të cilëve 8 zgjidhen nga gjykatësit.
Ndërkohë, në Këshillin e prokurorëve, prokurorët e avancuar dhe ato të sapozgjedhur nënshkruan deklaratën solemne. Bëhet fjalë për prokuroren, Natalia Tasevska dhe Elvin Veli, të cilët ishin zgjedhur në PPRMV, Olivera Proeska dhe Milica Gavrilova nga PTHP NKOK dhe Natasha Goxhoska dhe Artan Ajro nga PLP Shkup.
Deklarata sot nuk ishte nënshkruar vetëm nga kandidatja, Verica Berzhetska nga PTHP NKOK, e cila, siç informojnë nga Këshilli, ishte në rrugë. Në Këshill sot u nënshkruan edhe deklaratat e shtatë prokurorëve të sapozgjedhur publikë në Prokuroritë themelore publike në Shkup, Gostivar dhe Kavadar.
FLORIJE KAMBERI
