Futboll
Shkupi fiton bindshëm, trajneri Arslan më se i kënaqur
14.07.2023 15:38
Skuadra e Shkupit zhvilloi një lojë perfekte dhe me 0-5 bindëse u gëzuan në Kaunas...

Skuadra e Shkupit zhvilloi një lojë perfekte dhe me 0-5 bindëse u gëzuan në Kaunas si mysafir të Hegelman, në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Konferencave të UEFA-s.
Me paraqitjen mahnitëse dhe katër golat e Renaldo Cefas, gjithçka ishte më e lehtë për shkupjanët që tashmë me një këmb janë në raundin tjetër. Pas fitores bindëse, trajneri Cihat Arslan ka mbetur i kënaqur nga paraqitja fantastike e të përzgjedhurve të tij.
“Sigurisht që nuk e prisnim një fitore kaq të lartë, por kemi punuar shumë për këtë. Edhe pse kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për ne, ndërsa Hegelman tashmë ka më shumë se 20 t ëkëtilla pas vetes, disiplina në fushë tregoi gjithçka. Golat erdhën në kohë, Cefas tregoi se çfarë lojtari është. Ne do të përgatitemi për ndeshjen e dytë si për takimin e parë. Do të luajmë me respekt, me një qasje serioze si në këtë fitore. Po ta luajmë këtë lojë edhe dhjetë herë, nuk do të përfundojë 5-0. Këto ndeshje janë specifike, diçka e re mund të ndodhë gjithmonë. Mendoj se Hegelman është i përgatitur dhe i disiplinuar mirë fizikisht, do të ishin konkurrues në kampionatin tonë. Kjo ishte paraqitja e tyre e parë në Conference League për ta, ndaj i uroj shumë suksese në vitet në vijim”, u shpreh trajneri Arslan pas takimit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Arenën “Todor Proeski” të enjten e ardhshme në orën 21:00, ku Shkupi duhet të konfirmojë në mënyrë rutinore fitoren nga Lituania, e më pas të ndaj mejdanin me gjigantin e futbollit bullgar, Levski Sofia.
