Maqedoni

Shipkovicë-Tetovë, tragjikisht humbin jetën dy puntorë

14.07.2023 18:38

Dy të vdekur dhe një i lënduar është ngjarja tragjike që ndodhi sot në Shipkovicë të Tetovës...

Dy të vdekur dhe një i lënduar është ngjarja tragjike që ndodhi sot në Shipkovicë të Tetovës si pasoj e shembjes së murit. Bëhet fjalë për dy punëtor  të moshës 50 dhe 63 vjeç. Ndërsa sipas SPB Tetovë njëri nga viktimat është nga Republika e Shqiprisë.

“Sot (14- korrik) në ora 15:45 në SPB-Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës, A.A.(63) nga Selca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë, kanë marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e SPB Tetovë. 

Vdekjen e kanë konfirmuar edhe nga Spitali i Tetovës, Prokuroria dhe komandanti NJTKZ Tetove, Avni Ameti i cili theksoi se pikirisht në këtë vend edhe gjatë vërshimeve të 2015-të ka pasur viktima.

“Një pjesë e murit është shembur dhe ,dhe për fatë të keq i kambuluar dy puntorë të cilët në atë moment kanë qenë duke punuar. Prokurori është këtu, nga Spitali i Tetovës e konfirmuan vdekjen e dy personave që gjenden nën rrënoja. Në vërshimet e 2015 pat edhe viktima të tjerë në të njejtin vend, përbën rrezik dhe është projekt i financuar nga UNDP dhe është një murë mbrojtës, që është tu u ndertuar dhe për fat të keq kemi dy viktima”, u shpreh komandanti i NJTKZ Tetovë, Avni Ameti.

Ndërkoh nga  Komunëa  e Tetovës kryetari Bilall Kasami, ka theksuar se si Ngjarje është e dhimbëshme dhe si e till na ka prekur të gjithëve, na ka lënë pa fjalë. Ndërsa shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta familjeve të punëtorëve të cilët humbën jetën tragjikish duke punuar.

VISAR SADIKI