Futboll
FIFA do të paguajë 187 mln euro për klubet
14.07.2023 16:00
FIFA do të paguajë 187 milionë euro për klubet, lojtarët e të cilëve kanë marrë pjesë në Kupën e Botës...

FIFA do të paguajë 187 milionë euro për klubet, lojtarët e të cilëve kanë marrë pjesë në Kupën e Botës të vitit të kaluar në Katar, njoftoiFederata Ndërkombëtare e Futbollit.Pagesa do të bëhet për 440 klube nga 51 vende të ndryshme, lojtarët e të cilëve ishin në turneun e nëntorit dhe dhjetorit të kaluar, i cili u fitua nga Argjentina.
FIFA do të paguajë një shumë ditore prej 9,800 euro për secilin nga 837 futbollistët në Kupën e Botës, pavarësisht se sa minuta kanëluajtur gjatë turneut.Shuma totale për lojtar ndahet dhe shpërndahet në klub ose klube për të cilat lojtari ishte regjistruar në dy vitet para finales në Katar.
Kjo është një rritje nga ajo që FIFA pagoi për lojtar në Kupën e Botës së vitit 2018, të mbajtur në Rusi. Për botërorin e “Katar 2022”, gjithsej 46 skuadra angleze do të marrim këtë lloj kompensimi. ManchesterCity morimë shumë se kushdo tjetër, duke marrë në shtëpi 4.13 milionë euro, pak përpara Barcelonës me 4.08 milionë euro. Real Madridi mori njëkompensim prej 3.45 milionë eurosh.
Duke pasur parasysh se skuadrat e vendit nuk kanëparticipuar me futbollist në botërorin e “Katar 2022”, arkat e tyre nga ky fond kanë mbetur të zbrazëta. Në bazë të marrëveshjes të cilët më herët këtë vit e kanë firmosur FIFA dhe Shoqata e klubeve evropiane për botërorin e ardhshëm 2026 dhe atë të 2030 klubeve do t’ju ndahen 355 milion dollarë.
