Futboll
Shaqiri në ekipin më të mirë të javës
14.07.2023 16:34
Xherdan Shaqiri ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhirosë së 25-të...

Xherdan Shaqiri ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhirosë së 25-të të ligës MLS të SHBA-së.
Shaqiri shkëlqeu në fitoren 3:0 të Chicago Fire ndaj Montrealit, të mërkurën.
Shaqiri asistoi në golin e dytë, ndërsa shënoi supergol për 3:0. Forma e Shaqirit është rritur ndjeshëm në xhirot e fundit.
Dhe me rritjen e formës së tij kanë ardhur edhe fitoret e Chicagos.
