Futboll
Luis Enrique kërkon përforcime
14.07.2023 16:51
Paris Saint-Germain është zhytur në rastin “Mbappe”...

Paris Saint-Germain është zhytur në rastin “Mbappe”, por vazhdon nga ana tjeter me përgatitjen e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe trajneri LuisEnrique ka idenë e qartë mbi përforcimin e skuadrës dhe objektivat e verës.
Pas prezantimit të Enrique si trajner i ri, filloi një lumë nënshkrimesh, shkruan francezja Le Parisien përforcime që tashmë janë gjashtë.I fundit Cher Endur, i cili iu bashkua nënshkrimeve të ManuelUgarte (Sporting), LucasHernandez (BayernMunich), Kang-in Lee (Mallorca), MilanSkriniar (Inter) dhe MarcoAsensio (Real Madrid).
Megjithatë, PSG dëshiron më shumë. Sipas raportimeve te Le Parisien, BradleyBarcola, perfaqesuesi i moshave të Francës, është bërë prioriteti i trajnerit spanjoll për të përforcuar skuadrën.20-vjeçari nga OlympiqueLyon ka bindur LuisCampos dhe LuisEnrique, kështu që klubi parisian do të hedhë pjesën tjetër në përpjekje për të vulosur nënshkrimin e tij.
Për momentin, Lyon nuk ka vendosur një çmim për të.Enrique po merr pjesë në vendimet lidhur me formimin e skuadrës së PSG-së për sezonin 2023/24. Madje, sipas “Le Parisien”, interesimi i trajnerit për Barcola është i tillë që ai ka pasur tashmë një kontakt të parë me futbollistin për të treguar besimin e tij dhe për t’i shpjeguar projektin. Klubi francez i ka dhënë besimin trajnerit luisEnrique duke u treguar te gatshem pe rteplotesuar te gjitha kerkesat qe ai ka.
