Futboll

Gerrard ballafaqohet me probleme, ekipi nuk e kupton

14.07.2023 17:08

Në mesin e shumë emrave të mëdhenj që kanë vendosur të pranojnë propozimin e Arabisë Saudite...

Në mesin e shumë emrave të mëdhenj që kanë vendosur të pranojnë propozimin e Arabisë Saudite është edhe StevenGerrard. Ish-kapiteni dhe legjenda e Liverpool-it në fakt është bërë trajner i Al-Ettifaq, ku së shpejti pritet ta ndjekë edhe JordanHenderson, kapiteni aktual i Reds, të cilit i është propozuar një pagë prej 40 milionësh për sezonin.
 
Në pritje të kësaj goditje të madhe, Gerrard tashmë ka nisur të drejtojë skuadrën në seancat e para të sezonit. Megjithatë, tekniku u përball menjëherë me një problem serioz: komunikimin.
 
Në Arabinë Saudite në fakt po qarkullon një video në të cilën ai shihet duke tentuar t’u shpjegojë lojtarëve në fushë disa lëvizje taktike, por pa sukses. Gerrard duket se ka shumë vështirësi në komunikimin e lëvizjeve specifike me lojtarët e tij. Dhe videoja u bë menjëherë virale.
 
“Nuk është çudi që ne ishim në një luftë për rënie, çfarë po bën StevenGerrard me këtë ‘stërvitje’?”, shkroi për shembull një tifoz i AstonVillas.
 
Trajneri u shkarkua nga klubi anglez tetorin e kaluar, duke e lënë skuadrën në vendin e 17-të me vetëm 9 pikë nga 11 ndeshje.