Futboll
Bologna kërkon Jasharin
14.07.2023 17:25
Ardon Jashari i është bashkuar Luzernit në stërvitje të enjten...

Por nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë mesfushori shqiptar te skuadra e Superligës së Zvicrës.Një transferim i tij mund të realizohet së shpejti, ka shkruar “Blick”.
Për Jasharin po interesohet klubi i Serie A, Bologna. Madje Bologna po punon për transferimin e 20-vjeçarit.Kontakti me Jasharin tashmë është vënë. Por Bologna fillimisht dëshiron të largojë një mesfushor para se të angazhojë Jasharin.Marrëveshje mes klubeve nuk ka ende.
“Blick” ka shkruar se klubi italian ka ofruar huazimin e Jasharit para se ta transferojë plotësisht.Kjo vështirë se do të pranohet nga Luzerni. Jashari ka kontratë deri në verën e vitit 2026, kështu që Luzerni nuk e ka për ngutë. Pos Bolognas, për Jasharin po interesohen edhe Porto, Benfica dhe Stuttgarti.
Por Jashari do të largohet vetëm nëse Luzerni merr ofertën e duhur.Mesfushori vlerësohet me potencial shumë të madh. Tashmë ka debutuar me Zvicrën A, ndërsa së fundi luajti për Zvicrën U21 në Evropian.
