Futboll

Bayern-i kërkon anglezin Walker

14.07.2023 17:42

Gjiganti gjerman, BayernMunich raportohet se është afër transferimit të mbrojtësit të Man Cityt...

Gjiganti gjerman, BayernMunich raportohet se është afër transferimit të mbrojtësit të Man Cityt, Kyle Ëalker.Kampionët në fuqi të Gjermanisë, janë të interesuar të sjellin disa përforcime gjatë tregut të kësaj verë, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jenë konkurrente jo vetëm në Bundesligën gjermane, por edhe në garat evropiane.
 
Sipas medieve gjermane, 33-vjeçari është shumë pranë kalimit te “bavarezët”. Klubi nga “Allianz Arena” është duke përgatitur ofertën tri vjeçare për mbrojtësin anglez.Madje, siç raportohet, lojtari dëshiron transferimin tek Bayerni, dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve në mënyrë që të kompletohet transferimi i Ëalker në Munich.
 
Ndryshe, BayernMunich prej kohësh është duke insistuar që të transferojë edhe yllin e Tottenhamit, Harry Kane.