Maqedoni

Tabanoc, BFI dhe medresantët u shpërndajnë ujë mërgimtarëve

14.07.2023 19:00

Në vlugun e ardhjes së mërgimtarëve tanë në vendlindje në pushime pranë të adërmive të tyre...

Në vlugun e ardhjes së mërgimtarëve tanë në vendlindje në pushime pranë të adërmive të tyre, përshkak të temperaturave të larta ekstreme dhe pritjeve të gjata në pikën kufitare në Tabanoc, në organizim të Medresesë “Isa Beu” pasditën e së premtes medresantët e kësaj Medreseje organizuan një aksion vëllazëror për ti shërbyer me ujë të ftoftë mërgimtarët tanë të cilët në këto çaste arrinin në këtë pikë kufitare.
 
“BFI me në krye Reisul Ulema Haxhi Hafiz Shaqir Ef. Fetai, me gjithë potencialin e saj kadrovik është angazhuar që këtë vit të bëj pritjen e mërgimtarëve këtu në VK Tabanoc, duke bërë shpërndarjen e ujit të freskët, duke patur parasysh se mërgimtarët kalojnë një rrugtim të mundimshëm e të sikletshëm, ndaj ne jemi këtu për ti shprehur atyre mirëseardhje e për tu a bë të këndëshëm pushimin të cilët po vijnë ta kalohjnë në vendlindje”, shtoi mes tjerash Sadiki.
 
“Përmes këtij aktiviteti ne dëshirojmë ti shprehim mirënjohje dhe falenderime të vecanta si BFI për rolin e tyre që kanë patur si mërgimtarë. Me këtë gjest simbolik e human në praktikë dhe vepër ne si BFI dëshirojmë tu jemi mirënjohës dhe shprehim falenderimet tona për mërgatën tonë. Këto ditë do të keni rastin të shihni edhe bilborde këtu në hyrje të VK Tabanoc por edhe përgjatë autostradës ku ne i shprehim mërgatës sonë mirëseardhje, ju dëshirojmë pushime të këndëshme në familje e në vendlindje dhe dhashtë Zoti ti kemi pranë vetes shëndosh e mirë”, shtoi Ebibi.
 
Ndryshe këtë fundjavë sipas paralajmërive pritet fluks edhe më i madh në pikën kufitare në Tabanoc, pasiqë shumica e mërgimtarëve tanë i kanë marrur pushimet verore dhe ia kan mësyer vendlindjes. Për momentin në Tabanoc për hyrje në vendin tonë po pritet deri në 30 minuta.
 
FATLUM AQIFI