Kulturë

Strugë, filloi festivali Këngë Jeho

15.07.2023 14:18

Vera kulturore në Strugë ka vazhduar me hapjen e natës së parë të edicionit të 32 të festivalit të njohur Këngë Jeho...

Vera kulturore në Strugë ka vazhduar me hapjen e natës së parë të edicionit të 32 të festivalit të njohur Këngë Jeho. Këngëtar dhe ansamble të ndryshme kulturore artistike performuan në skenën e këtij festivali në sheshin e qytetit. Festivali për 30 vite rradhazi ka qenë në nivel kombëtar ku kanë performuar ansamble dhe këngëtar nga gjithë trojet shqiptare, ndërsa dy vitet e fundit festivali ka kaluar në nivel nfërkombëtar, ku përveç valleve dhe këngëve shqipe, publiku strugan ka mundësinë të shohin dhe njihen edhe me kulturen dhe vallet greke, bullgare dhe turke. 
 
“Edhe këtë vit filloi festivali këngë jeho, festival i 32 i Strugës, pa ndërprerë, ishte shumë i bujshëm dhe krenari e Strugës është se e ka dhe e mbron Struga fuqishëm, dhe në këtë parë të natë morën pjesë 6 shoqëri kulturore artistike, nga vendi dhe jasht vendi, dhe të gjithë e dhanë at kontributin e tyre të larmishëm sin ë këngë edhe në valle. Vlen të përmenden edhe ansamblet nga R. Greqisë, Bullgarisë dhe Republika e Italisë, pra arbreshët. Si dhe ansambli shtetpëror i këngëve dhe valleve të RMV, të cilët dhanë një kontribut tëp bujshëm, ku përfshinë traditëpn Iliro shqiptare dhe Struga pati një jehonë të madhe.”, tha drejtori i festivalit, Zini Jusufi.
 
Nga udhëheqësia e festivalit thanë se të gjitha ansamblet e ftuara i janë përgjigjur ftesës, dhe në ditët ne vazhdim do të ketë një laramani të valleve dhe kulturave të paraqitura nga grupe të ndryshme. Si çdo vit traditë, festivali zgjat  3 ditë, me transmetim të drejtpërdrejtë në TVM 2.
 
ILMIE ZHAKU