Maqedoni

Halkidiki, vritet me armë zjarri Orhan Bajrami-Oki

15.07.2023 14:43

Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, në qytetin turistik të Halkidikit në Greqi është vrarë 39 vjeçari Orhan Bajrami..

Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, saktësisht rreth orës 3:30 minuta të mengjesit, në qytetin turistik të Halkidikit në Greqi është vrarë 39 vjeçari Orhan Bajrami i njohur me nofkën OKI. Poashtu shoqëruesi i tij Sead Slezoviq 45 vjeçarë është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është i shtrirë në spitalin Poligiros për mjekim. Sulmi i armatosur ndaj dy personave ndodhi në Hanioti, respektivishtë në shtëpinë ku viktima kishte marrë me qera deri sa po qëndronte për pushime në Greqi. 
 
MPJ e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se pas informacionit për vrasjen në Halkidiki të Greqisë, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë ka kontaktuar institucionet kompetente, përkatësisht policinë në Selanik dhe prej aty është konfirmuar se në Sani Villas të Haniotit, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr mbi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. 
 
“Të dy personat janë dërguar urgjent në spitalin e përgjithshëm të Halkidikit, ku njëri nga plagët e rënda ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri u transportua në një spital tjetër- në Poligiros për tu kuruar mëtutje. Jemi të njoftuar se disa ekipe të policisë greke ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
 
Sipas të dhënave nga shteti grek i vrari Orhan Bajrami është qëlluar nga persona me motoçikletë të cilët i janë afruar banesës ku ai ka qenë së bashku me Slezoviqin. Nga Ministria e Punëve të Brendshme Grekë thuhet se Policia është në kërkim të vrasësve. Sipas burimeve të mediave greke, thuhet se bëhet fjalë për likuidim të urdhëruar, dhe se autorët sipas këtyre burimeve janë shtetas të huaj, apo më saktësishtë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Dyshohet se vrasësit e kanë ndjekur viktimën nga Shkupi deri në zonën e Haniotit të Halkidikit.
 
Mediat greke shkruajn se sipas informacioneve të pakonfirmuara, 39-vjeçari Oki, së bashku me një bashkëpunëtor tentonte t'u fshihej vrasësve, pikërisht në Greqi, pasi e dinte që kishte urdhër për likuidimin e tij. Pak javë më parë, sipas informacioneve të policisë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, një tjetër bashkëpunëtor i tij është vrarë në Maqedoni, shkruajnë mediat greke. 
 
Vrasësit shkrepën mbi 20 plumba në drejtim të 39-vjeçarit dhe 45 vjeçarit. Sipas Ministris së Punëve të Bredshme të Maqedonisë në momentin e shkrepjes së plumbave 39 vjeçari është qëlluar menjëher për vdekje. Sipas burimeve të hetimit, ekziston mundësia që ata të jenë arratisur nga Greqia menjëherë pas ngjarjes në drejtim të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë apo Turqisë, prandaj kontrollet në pikat doganore në kufi me Turqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë janë intensifikuar. Oficerët e Sigurisë së Policisë së Halkidikit po kontrollohen edhe kamerat e sigurisë. 
 
FITIM KRYEZIU