Maqedoni
Miniera në Illovicë, Mickoski: Marrëveshje biznesi brenda pushtetit
15.07.2023 15:11
Dyftyrësi dhe marrëveshje biznesi e cilëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hrstijan Mickoski paralajëmrimin për hapjen e minierës...

Dyftyrësi dhe marrëveshje biznesi e cilëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hrstijan Mickoski paralajëmrimin për hapjen e minierës në Illovicë rajoni i Strumicës. Mickoski thotë se inicjativa është e dirigjiuar nga BDI dhe e mbështetur nga LSDM. Ai kritikon qasjen e ministres së ambientit e cila ka paralajmëruar se do tu bashkangjitet protestave të qytetarëve, ndërkohë vazhdon të jetë pjesë e qeverisë.
“Të gjithë duhet ta dijnë se kjo nuk është asgjë më shumë se një marrëveshje e rëndomtë e qeverisë, para se gjithash e BDI-së, të cilët janë pjesë e këtij projekti dhe qeverisë së LSDM-së. Paramendoni se çfarë dyftyrësie, çfarë standarde të dyfishta, qeveria sjell vendim për bashkangjitje, ndërkohë ministri i së njëjtës qeveri thotë se do të jetë së bashku me ata njerëz që protestojnë. Nëse nuk pajtohet me atë vendim, mundet të njëjtën ditë të jep dorëheqje.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrstijan Mickoski.
Trençeska: Vendimi do të rishqyrtohet
Nga LSDM thonë se qeveria s’do hap minierë pa konsultuar qytetarët lokalë dhe marrë konfirmimin e tyre, pa përmbushur gjitha standardet ekologjike sipas së drejtës europiane.
“Rajoni i Strumicës është zonë bujqësore. Toka atje është burim i egzistencës së mijëra familjeve. Qeveria nëpërmjet politikave dhe programeve dëshmoi se duhet mbështetur bujqësia. Kur bëhet fjalë për bujqësinë dhe shëndetin, mbetet prioritet më i lartë i LSDM-së. Qeveria në kordinim me kryeministrin dhe ministrat do të rishqyrtojnë vendimin për bashkimin e dy koncesioneve.”, tha Jovana Trençevska nga LSDM.
Qeveria ka sjellur vendim për bashkimin e dy koncesioneve për minierë për bakër dhe ari në malin Ograzhden në territorin e komunave Bosillovë dhe Novo Sellë, e që sipas aktivistëve të ambientit parashikon ndërtimin e minierës në Illovicë.
MERALE ISMAILI
