Botë
Agjencia Hapësinore Evropiane: Evropa është kapluar nga i nxehti
15.07.2023 15:52
Alarm i kuqe është lëshuar në 16 qytete të Italisë, pasi i nxehti ekstrem vazhdon të shtrihet në pjesën jugore të Evropës....

Alarm i kuqe është lëshuar në 16 qytete të Italisë, pasi i nxehti ekstrem vazhdon të shtrihet në pjesën jugore të Evropës.
Alarmet - që nënkuptojnë se moti aktual përbën rrezik edhe për personat e shëndetshëm – janë aktivizuar në Romë, Firencë dhe Bolonja për disa ditë. Sipas parashikimeve, Evropa pritet të përballet me temperatura edhe më të larta në javën e ardhshme.
Sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane, Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia, mund të përballen me kushte klimatike ekstreme. Deri më tani, temperatura më e lartë ndonjëherë në Evropë është regjistruar në Sicili, në gusht të vitit 2021 – 48.8 gradë Celsius.
Përveç Evropës, me mot shumë të nxehtë po përballen edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Afrika e Veriut dhe Japonia. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se moti ekstrem, që vjen si pasojë e ngrohjes globale, është duke u bërë “fatkeqësisht një normale e re”.
