Botë

Kurti: Opozita e kishte planifikuar sulmin e së enjtes

15.07.2023 16:11

Kryemisnitri Albin Kurti e ka komentuar përplasjen e së enjtes në Kuvendin e Kosovës...

Kryemisnitri Albin Kurti e ka komentuar përplasjen e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, duke e vlerësuar si sulm të parapërgaditur të deputetëve të opozitës ndaj pjestarëve të qeverisë. Sipas Kurtit nuk ka pasur kurfar arsye që opozita ta sulmonte qeverinë, por opoziuta kërkonte shkas për sulm. 
 
“Kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo. Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime. Aty kishim maksimumin e xhirimeve dhe kishim shumë dëshmitarë të cilët do ta tregojnë të vërtetën e asaj situate në të cilën qartazi nuk bëhej fjalë për provokim e kundër provokim por bëhej fjalë për një sulm të përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ia mësynë prej ulëseve të tyre disa deputetë dhe në drejtim të ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria derisa unë mbaja fjalim, tregon qartazi se nuk kishte asgjë spontane aty.”, tha kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti.