Botë

Krasniqi: Qeveria kërkon përplasje!

15.07.2023 16:26

Ndrysahe nga kryemisnitri kurti që bën me gisht nga opozita, kreu i PDK-së Memli Krasniqi pretendon se Qeveria po kërkon përplasje...

Ndrysahe nga kryemisnitri kurti që bën me gisht nga opozita, kreu i PDK-së Memli Krasniqi pretendon se Qeveria po kërkon përplasje.
 
“Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha - Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj.”, thekson Krasniqi në një postim mnë facebook. 
 
Sipas tij veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim.
 
“Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla. Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile. Turp i madh! Fatkeqësi e madhe!”, thekson Krasniqi. 
 
“Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon - edhe në dëm të interesit të vendit. Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar!”, thekson kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
 
Protesta e veteranëve e UÇK-së e thirrur për sot në ora 18 pasi nuk janë përfshirë në projektligjin për pagën minimale, është mbështetur edhe nga AAK-ja e Ramush Haradinajt.