San Antonio me mbrojtje perfekte, Atlanta vazhdon me fitore
Kampionët e San Antonios regjistruan fitore të re, duke deklasuar Feniksin me 101:74, për triumfin e dytë në seri, seri kjo që vjen pas katër disfatave të njëpasnjëshme...

Ekipi i trajnerit Greg Popoviç, gjatë pjesës së parë pranoj vetëm 24 pikë dhe që prej atëherë ishte e qartë se do të korrë fitore të lehtë. Kauhi Leonard ishte basketbollisti më efikas në rradhët e Sparsave dhe e mbylli sfidën me dabëll dabëll prej 22 pikë e dhjetë kërcime, deri sa nga 12 poena shtuan Grin, Dija dhe Bejns.
Skuadra me bilanc më të mirë në Konferencën e Lindjes, Atllanta, vazhdon të rradhit fitoret, edhe pse ndaj Majamit luajti pa katër nga basketbollistët kyq. Te Hauksat, në këtë ndeshjen pushuan Tig, Al Horford, Keroll dhe Antiç, por kjo nuk i ndaloi që të fitojnë me 93:91. Millsap me 22 pikë ishte më efikasi në skuadrën fituese, ndërsa nga 16 pikë shtuan Shreder dhe Bejzmor.
Nga sfidat tjera, veçojmë fitoren e Memfisit ndaj Minesotës, si dhe triumfin e Bruklinit ndaj Dallasit. (Mustafa Ademi, TVM2)