Botë
Itali, grevë në aeroporte anulohen qindra fluturime
15.07.2023 17:28
Pas grevës së trenave, në Itali vjen edhe greva në aeroporte...

Pas grevës së trenave, në Itali vjen edhe greva në aeroporte, që sjell një tjetër ditë shqetësuese për udhëtarët dhe turistët italianë në mes të verës.
Greva e stafit tokësor në aeroporte, shërbimet e trajtimit dhe check-in fillon sot në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00. Sipas mediave italiane janë 270,000 pasagjerë në rrezik të bllokimit dhe 1,000 fluturime në rrezik anulimi. Shqetësimi në aeroporte do të prekë edhe Ita Airëays, e cila ka anuluar 133 fluturime, ndërsa ekuipazhi teknik i linjës ajrore Malta Air do të pezullojë punën për 4 orë, nga ora 12.00 deri në orën 16.00.
Vetëm në Napoli, tashmë është shpallur anulimi i 118 fluturimeve, 59 në mbërritje dhe 59 në nisje. Në Sardenjë ka 50 fluturime të anuluara, në Torino 30. Një grevë që do të ketë pasoja të rënda për pasagjerët, me fluturime të anuluara dhe fluturime të vonuara. Sipas një vlerësimi nga ItaliaRimborso, nga greva do të preken mbi 270,000 udhëtarë.
