Maqedoni
Ndryshimeve kushtetuese, Gir: Çelësi i vetëm, konsenzusi politik
15.07.2023 17:42
Konsensuzi politik është çelësi i ndryshimeve kushtetuese, vlerëson ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir...

Konsensuzi politik është çelësi i ndryshimeve kushtetuese, vlerëson ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir, i cili sugjeron ndryshimin e frymës së dialogut dhe bashkëpunimit midis partive që të ecet përpara. Euroambasadori Gir fton të gjith politikanët të tregojnë maturi dhe pjekuri në interes të shtetit.
“Konsenzusi politik paraqet çelësin e ndryshimeve kushtetuese dhe rrugëtimin e mëtejmë drejt BE-së. Ndryshimi i kushtetutës është vendim Sovran i vendit. Por, konsideroj se është e rëndësishme që kur të publikohet teksti final, të ketë debat të hapur dhe të gjith politikanët të jenë të përgjegjshëm dhe në rend të parë të vënë interesat e shtetit, të shohin tekstin dhe të shohin se çfarë po propozohet.”, është shprehur euroambasadori Dejvid Gir në një intervisë për agjencinë e lajmeve MIA.
Gir konsideron se deri në konferencën e rradhës ndërqeritare s’do ketë bllokata të reja, ndërkaq pengesat eventuale do të ishin vetëm në rast të mos zbatimit të reformave.
Ndërkohë lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski i prerë se ndryshimet kushtetuese nuk kanë për tu mbështetur nga deputetët e tij, duke ftuar pushtetin në zgjedhje të parakohshme. Megjithë kundërshtimin, LSDM në pushtet optimiste se edhe deputetë të opozitës do të përkrahin ndryshimet, procedura e së cilës do të nis në fund të korrikut.
Ndërkohë vzhdon ofenziva diplomatike. Pas vizitës së shefave të diplomacive të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, javën që vjen në Shkup vijnë ministrat për europë të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë.
MERALE ISMAILI
