Maqedoni

Strumicë, protestë e eko aktivëstëve kundër minierave

15.07.2023 18:08

Stop minierave, ishin brohoritjet e EKO aktivistëve nga Strumica, pasiqë Qeveria solli vendim për bashkimin...

Stop minierave, ishin brohoritjet e EKO aktivistëve nga Strumica, pasiqë Qeveria solli vendim për bashkimin e të dya koncesioneve për eksplautimin e bakrit dhe arit në Jellovicë, në pjesën e malin Ograzhden. Sipas këtyre protestuesve ato dëshirojnë mjedis, ajr të pastër dhe toka bujqësore dhe jo miniera, pohuan protestuesit.
 
“Dola të protestoj se jamë kundër minierave, sepse bakër dhe arri nuk mund të hamë, por këtë do ta hamë, pra ushqim të pastër.”, u shpreh një protestues.
 
“Me këtë minierë ne do të vendosemi para aktit të largimit nga vendbanimet tona.”, tha një protestues.
 
“Ajo është e dëmshme për të gjithë rethinën, sepse me ato produkte dhe materje tjera, dhe me helmet më të mëdha të botës që do të përdoren aty, do të zhduket e gjithë hapësira për rreth.”, u shpreh një protestues.
 
Këtë protest e organizuan Shoqatat ambietaliste duke theksuar se angazhohen për mbrojtjen e ambientit dhe interesave të qytetarëve të cilat po i cënojnë politikanët.
 
“Qytetarët nuk do të lejojnë që të jenë peng e këtyre lojrave, dhe prandaj duhet fillimishtë ti dënojnë ato në zgjedhje, e pastaj edhe në Gjykatë të gjithë ato aktorë të pa fytyrë që do të nënshkruajnë këto dokumente dhe do ti japin këto leje.”, u spreh eko aktivisti, Gjorgji Tanushev. 
 
Në protest ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale, të cilat pohuan se Qeveria në krye me LSDM-në edhe njëher do ta shqyrtonë këtë vendim të dhënë.
 
“Qeveria në mënyrë plotësuese ka kërkuar informacione nga Ministria e Ekonomisë, e cila i lëshoj lejet për eksplautim, dhe ky vendim do të rishqyrtohet, se a do të ketë bashkim të koncesioneve apo jo.”, tha ministrja e ambientit, Kaja Shukova.
 
Me deklaratë kanë dalë edhe nga Kompania “Euro Max”, e cila në komunikatën për shtyp pohuan se kampanja negative, ka mbjellë frikë tek qytetarët, dhe u bënë thirrje aktivistëve që përmes rrugës së dialogut të informohen për të gjitha proceset. Propozuan që të formohet edhe një trup i pavarur për mbykqyrje, me qëllim që të shikohet mënyra dhe rruga e realizimit, por edhe puna e Minierës në të ardhmen, e cila sipas Euro Max, do ti përdorë mehanizman më të sofistikuara, dhe nuk ka nevojë për frikë dhe këto hemikale do të ndikojnë në shëndetin e qytetarëve dhe ambientit.    
 
FITIM KRYEZIU