Botë
Prishtinë, veteranët e UÇK-së në protesta
15.07.2023 18:22
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar në Prishtinë pasi ata nuk ishin pjesë e ligjit për pagën minimale të miratuar dit më parë....

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar në Prishtinë pasi ata nuk ishin pjesë e ligjit për pagën minimale të miratuar dit më parë.
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës, kanë thënë se nuk janë organizator, por e mbështesin protestën e thirrur nga shoqëria civile. Poashtu bëhet e ditur se veteranët e UÇK-së kanë vendosur që ta pengojnë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Në njoftimin e publikuar nga Këshilli organizativ i protestës, poashtu thuhet se protesta mes tjerash organizohet edhe me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiqin” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.
