Botë
Numri i veteranëve, Kurti: Të kthehe te e vërteta faktike
15.07.2023 18:36
Kryemisnitri Albin Kurti thot se numri i veteranëve duhet të kthehet te e vërteta faktike...

Kryemisnitri Albin Kurti thot se numri i veteranëve duhet të kthehet te e vërteta faktike, ndërsa shprehet i gatshpëm për marrveshje me organizatat e veteranëve. Ai njëherit sqaroi se pse ata nuk janë përfshirë në ligjin e pages minimale, duke theksuar se paga jepet për punë, ndërsa veteranëve ju takojnë benificione në shenjë mirënjohjeje për pjesmarrje në luftën çlirimtare.
“Ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuat. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta dëmtojmë luftën çlirimtare. Për këtë ajo çka i duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori në mënyrë që ta kthejmë në të vërtetën faktike numrin e veteranëve. Paga minimale nuk është benfetit për pjesëmarrjen në luftë, unë do të dëshiroja që kur të merremi vesh me organizatat e dala nga luftë të dakordohemi që veteranët të punojnë, ngase një numër i madh nuk janë për pensionim shumë prej tyre nuk i kanë as 50 vjet.”, tha kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti.
