Hirscher shkatërroj kundërshtarët, Fenninger triumfoj në Bansko
Marsel Hirscher është fituesi I sllallomit të madh të mbajtur sot në ski qendrën gjermane, Garmisch Partenkirchen...

Austriaku brilant, deri te triumfi i 31-të në karierën e tij, erdhi me kohë prej 2:43:23 dhe me as më pak e as më shumë se 3 sekonda e 28 të qindtat përparsi ndaj të dytit, rivalit më të madh, vendasit Felix Neureuther.
Fundjavën e shkëlqyeshme të austriakëve në Gjermani, e kurorëzoi veteran Benjamin Raich, me ngjitjen në piadestal nga pozita e tretë. Nga favoritët tjerë, Ligety ishte I katërti, Pinturault I pesti, ndërsa Janka I gjashti.
Me 100 pikët e reja të fituara sot, Hirscher vazhdon të prij bindshëm edhe në disiplinën e sllallomit dhe në rënditjen e përgjithshme. Në të dyja plasmanet ka nga 188 pikë më shumë se ndjekësit Ligety, respektivisht Jansrud.
Në konkurimin e femrave, është dashur të kalojnë tre ditë për tu mbajtur gara e parë në ski qendrën bullgare, Bansko. Pas dështimeve në dy ditët e kaluara, sot në program ishin super kombinimet, të cilat në fund I takuan austriakes Anna Fenninger.
25 vjeçarja, deri te fitorja e 37-të në karierën e saj, erdhi me kohë të përbashkët prej 2:05:06 dhe përparsi prej 39 të qindtat ndaj të dytës, Tina Maze. Në piadestal u ngjit edhe Kathrin Zettel.
Pas 100 pikëve të fituara sot, Fenninger ka zvogëluar edhe më shumë dizavantazhin ndaj lideres Tina Maze në rënditjen e përgjithshme. Sllovenja, tani ka 1065 pikë të fituara, apo vetëm 64 më shumë se austriakja. (Mustafa Ademi, TVM2)
