Botë

Tensione në Mitrovicë, dy shok-bomba shpërthejnë në oborrin e një shtëpie në veri

16.07.2023 13:25

Dy shok-bomba kanë shpërthyer të shtunën në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”...

Dy shok-bomba kanë shpërthyer të shtunën në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në veri të Mitrovicës. Policia ka informuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimet e shok-bombave.
 
“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas pamjeve të kamerave të sigurimit, vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.”, ka bërë të ditur Policia.