Maqedoni

Kumanovë, pritet vazhdimi i punimeve në parkun e qytetit

16.07.2023 14:15

Pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të Parkut të qytetit në Kumanovë...

Pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të Parkut të qytetit në Kumanovë, në kuadër të të cilës është kryer asfaltimi i rrugicave të parkut, ndërtimi i fushës së basketbollit si dhe parkingut për vetura, janë ndarë edhe 4 milion e gjysmë denarë mjete buxhetore të Komunës për rrumbullakësimin e këtij proekti. Këshilltarët e ASh dhe Alternativës, pjesë e pushtetit lokal janë optimist se Parku do të kryhet në kohën e paraparë.
 
“Punimet janë ndarë në tri faza. Faza e parë ka qenë e mbuluar nga Byroja për zhvillim rajonal, ku është bërë asfaltimi i të gjitha pjesëve që ka qenë i paraparë për asfaltim, është bërë ndërtimi i fushës së basketbollit si dhe është bërë parkingu për vetura. Pastaj si pushtet komunal kemi ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 4 milion e 500 mijë denarë për të vazhduar me fazët tjera dhe për ta përfunduar proektin në tërësi. Faza tjetër, e cila është në fazën e tenderimit është vendosja me tartan e të gjitha shtresave ku nuk ka asfalt, sepse do të ket rrugica për çiklizëm, për vrapim, kurse me tartan do të shtrohet edhe fusha e basketbollit. Pastaj do të vendosen edhe smart ulëset, të cilëat ështëparaparë të vendosen pasi të kryhen të gjitha punimet. Do të vendoset edhe ndriçimi i ri, do të ket edhe sistem modern për ujitje do të bëhet edhe rregullimi i barit dhe përfundimisht ky park të merr pamjen që e meriton dhe me plot bindje e them se do të jet një ndër smart parqet më të mira në gjithë teritorin e RMV.”, tha Huzeir Mustafi, këshilltar i AS, në Këshillin e Komunës së Kumanovës.
 
“Punimet në Parkun e qytetit kanë filluar vitin e kaluar. Deri tash ka përfunduar faza e parë e punimeve siç është asfaltimi i të gjitha rrugicave të parkut të qytetit. Së shpejti pritet të fillojë edhe faza e dytë e ndërtimit . Siç e shihni është ndërtuar terreni për basketboll. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i një këndi me lodra për fëmijë, do të shtrohen edhe disa rrugica me tartan, kurse gjithashtu do të vendosen edhe ulset e mençura. E me këtë shpresojë se do të përfundojë proekti i Parkut të qytetit. Janë siguruar mjetet për vazhdimin e proektit, kurse tash vetëm ka mbetur fillimi i realizimit të punimeve.”, tha ndër të tjera Driton Sulejmani, këshilltarë i Alternativa në Këshillin e Komunës së Kumanovës.
 
FATLUM AQIFI