Maqedoni
Ballkani i Hapur, Bërnabiq: Inicijativa ka ardhmëri të ndritur
16.07.2023 15:05
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq hedh poshtë zërat për të ardhmen e dyshimtë të Ballkanit të Hapur...

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq hedh poshtë zërat për të ardhmen e dyshimtë të Ballkanit të Hapur dhe zgjerimin e mëtejmë të tij. Bërnabiq thotë se inicijativa ka të ardhme të ndritur dhe për këtë temë do të bisedojë edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Tiranë të hënën. Kryeministrja e Serbisë konsideron se benefitet e Ballkanit të Hapur janë të drejtëpërdrejta.
“Inicijativa e Ballkanit të Hapur është e ndritur dhe pjesa e mbetur e rajonit do ti bashkangjitet inicijativës, e cila është autoktone. Siç po shihni është praktike dhe me të vërtetë secili projekt të cilin do ta realizojmë ka zbatim konkret dhe drejtëpërdrejtë ndihet benefitet për ekonominë dhe qytetarët. Këto janë inicjativa të cilat kanë të ardhme të sigurt. Unë nuk besoj se kryeministri Rama është kundër Ballkanit të Hapur dhe për herë të funidt këtë e ka thënë në konferencën me prsidentin e Serbisë Vuçiq.”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Kovaçevski: Finalja do të jetë heqja e kufijve
Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në të njëjtën linjë me Bërnabiq. Sipas tij inicijativa do të kulmojë me heqjen e kufijve.
“Një ditë të gjitha këto shtete do të jenë pjesë e BE-së. Finalja e Ballkanit të Hapur do të jetë me një ceremoni të tillë në të cilën do të rpomovojmë heqje të kufijve të ciolat na ndajnë në të dyja pjesët e kufirit.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Shkëmbimi i rritur tregëtar është treguesi më I mirë se Ballkani i Hapur jep rezultate, tha Kovaçevski. Gjithashtu nënvizoi edhe qarkullimin e lirë të njerëzve, shërbimeve, kuadrit arsimor dhe ekspertëve të fushave të ndryshme. Deklaëratat e Bërnabiç dhe Kovaçevskit vijnë pasi kryemisnitri shqiptar Edi Rama dit më pare ka deklaruar se Ballkani i hapur si nismë rajonale e ka kryer misionin e tij dhe tani vendet e rajonit duhet të përqëndrohen te Procesi i Berlinit.
MERALE ISMAILI
