Fitore për Shkëndinë në derbin e Tetovës

01.03.2015 18:32

Edhe pse me shumë mund dhe vështirsi kundër fenerxhiut Teteksit, Shkëndija ia doli dhe sezonin pranveror e nisi me fitore...

Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Kozniku, në derbin e Tetovës, në rolin e mysafirit, kishin përkrahje të madhe nga tifozët e tyre dhe në fund fituan me rezultatin e ngushtë prej 2-1.

Në pjesën e parë të ndeshjes, goli I vetëm erdhi për kuqezinjët. Kroati Bojan Vruçina, pasi u ndal në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë, ekzekutoi me qetësi penalltinë, për avantazh prej 1-0 të Shkëndisë.

Në 45 minutat e dyta, lojtarët e Teteksit ishin ata të cilët dominuan dhe krijuan disa raste, por Kirovski, në kontaktin e tij të parë me topin, pasi u fut në lojë si zëvendësues i Idrissous, dërgoi ate në rrjetën e Mançevskit për 2-0 (71`).

Tetë minuta pas këtij goli, pas një goditje të lirë, një futbollist i Shkëndisë luajti brenda zonës me dorë, që më pas Ermedin Adem të ngushtoj shifrat dhe kthej paqartësitë në këtë ndeshje. Por, kuqezinjët u mbrojtën mirë deri në fund dhe triumfuan minimalisht me 2-1, për tri pikë të para në sezonin pranveror dhe fitore të re ndaj rivalit lokal.

Në ndeshjet tjera, kampioni vjeshtor Vardari, pa probleme si mysafir mposhti Sileksin me 3-0, ndërsa kampioni aktual Rabotniçki, me 1-0 ishte më I suksesshëm se Turnova. Me rezultatin identik, Bregallnica si mysafir mposhti Pelisterin, ndërsa xhiroja e 18-të, do të kompletohet nesër, me ndeshjen mes Renovës dhe Metalurgut, e cila do të luhet në orën 14.00. (Mustafa Ademi, TVM2)

 


                                  

KAMPIONATI FUTBOLLISTIK

                                     Liga e parë – java e 18-të

 

Teteksi – Shkëndija                                                 1:2

Pelisteri – Bregallnica                                              0:1

Rabotniçki – Turnova                                              1:0

Sileksi – Vardari                                                      0:3

Nesër, 14.00

Renova – Metalurgu

---------------------------------------------------------

 

Renditja:

 

1.         Vardari                      41

2.         Rabotniçki                38

3.         Shkëndija                  33

4.         Sileksi                        25

5.         Metalurgu                  24 (-1)

6.         Renova                      23 (-1)

7.         Turnova                     21

8.         Pelisteri                     18

9.         Bregallnica                16

10.       Teteksi                       6