Maqedoni

RMV dhe Serbia, sistem të përbashkët për pagesën rrugore

16.07.2023 15:28

Maqedonai e veriut dhe Serbia promovuan sistemin e përbashkët elektronik të integruar për pagesat elektronike...

Maqedonai e veriut dhe Serbia promovuan sistemin e përbashkët elektronik të integruar për pagesat elektronike të tarifës së pagesave rrugore, i cili është iniciuar nga “Ballkani i Hapur”. Ky sistem do të mundësojë kalim të shpejtë të qytetarëve dhe mallrave të të dyja vendeve, ndërsa qytetarët që tashmë përdorin sistemin M-tag do të mund t'i kalojnë pa probleme në shtetin fqinj duke u regjistruar në sistemin e iniciuar nga "Ballkani i Hapur". Sipas kryeministrit Kovaçevski, ky është konfirmimi më i mirë se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që siç tha ai, jep rezultate, funksionon dhe njerëzit e duan.
 
“Për vetëm 3 muaj inxhinjerët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë kanë arritur që ta krijojnë zgjidhjen e sistemit të përbashkët elektronik të integruar për pagesat elektronike pagesave rrugore. Unë së bashku me Ministrin Boçvarski kemi arrdhur me vetyrë nga Shkupi dhe provuam blerjen e biletës M-tag në Maqedoni dhe e njëjta funksiononte edhe në Serbi, ndërsa deri të premtën do të bëhet zgjidhja edhe për mjetet transportuese, dhe kjo është një tregues se kemi për qëllim ta përshpejtojmë lëvizjen e qytetarëve.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq, theksoi se aktualisht kartela M-tag mund të përdoret vetëm për qarkullimin e udhëtarëve, ndërsa nga e premtja do të mundësohet edhe për kamionët dhe ekonominë.
 
“Nga 15 Qershori sikur nga ana jonë, por edhe nga pala maqedonase e kemi zgjëruar pikën kufitare nga Presheva, dhe tani kemi 9 korsi lëvizëse në vend të 7 korrsive të clat i kishim aktualisht. Më 29 Korrik i kemi dhënë lejë ndërtimi që në pikën kufitare në Preshëve të mund të lëvizin përmes një transporti tregtar të ri edhe kamionët, e cila do të rritë shkëmbimin tregtar.”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. 
 
Të dy Kryeministrat pohuan se tregtia mes dy vendeve është rritur me mbi 25% nga ana e Serbisë dhe afër 50% nga ana e RMV-së. 
 
FITIM KRYEZIU