Ekonomi

Besimi: Vendim historik, indeksimi me pagën mesatare në sektorin publik

16.07.2023 15:48

Misnitri i financave Fatmir Besimi vleërson se për herë të parë që nga pavarësia është përcaktuar një zgjidhje sistemike për pagat në sektorin publik...

Misnitri i financave Fatmir Besimi vleërson se për herë të parë që nga pavarësia është përcaktuar një zgjidhje sistemike për pagat në sektorin publik, e cila është në interes të të punësuarve, pagat e të cilëve do të vazhdojnë të rriten por do të jetë edhe në interes të qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtjes së stabilitetit makroekonomik.
 
Besimi thot se “Qeveria kurrë nuk ishte “pala kundërshtare” në negociatat me sindikatat, por menaxher i procesit të përcaktimit të rezultatit optimal. Negociatat i kemi zhvilluar në mënyrë aktive, por për ne me rëndësi ishte edhe ofrimi i zgjidhjes përkatëse para FMN-së, me qëllim që edhe ata të perceptojnë se ky propozim ka qëndrueshmëri fiskale dhe se nuk do të ushtrojë presion mbi stabilitetin makroekonomik", shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e tij të fundit, dedikuar vendosjes së sistemit për indeksimin e pagave në sektorin publik. 
 
Në kolumnë, ministri thekson se pikësynimi i Qeverisë është që pagat të rriten si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat dhe kjo të përcillet me rritje të produktivitetit dhe prodhimit të brendshëm bruto. Ministri thekson gjithashtu se gjatë pesë vitet fundit, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat në sektorin publik, ka pasur disa rritje pagash, si për të gjithë sektorin publik, ashtu edhe për veprimtari të caktuara, si arsimi, mbrojtja e fëmijëve, shëndetësia, gjyqësori, kultura, ARM-ja, MPB-ja, ESHR-ja, strukturat IPA, etj. 
 
Pagat rriten edhe në sektorin privat, ku më së miri pasqyrohet nga të dhënat për pagën mesatare, që në 5 vitet e fundit është më e lartë për 50%. Me zgjidhjen e harmoizuar nga Qeveria së bashku me sindikatat, me pagën e shtatorit të këtij viti, të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të kenë rritje prej 10% në pagat aktuale, e cila vijon pas harmonizimit prej 5% në muajin mars në bazë të pagës minimale. Deri në fund të vitit, do t'ë paguhet regres në vlerë prej 10 mijë denarësh, ndërsa më tutje, në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive regresi do të jetë minimalisht 30% nga paga mesatare neto.