Maqedoni
Ligjet tatimore, VMRO kundër, i vlerësojnë si diskriminuese
16.07.2023 16:07
VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ligjet tatimore të pushtetit...

VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ligjet tatimore të pushtetit. Ligji për tatimin e solidaritetit sipas partisë së Mickoskit është jo i drejtë pasi do të ngarkohen një pjesë e njerëzve që të paguajnë tatim. Paratë e grumbulluara në buxhet nga këto tatime do të arrinin vlerën 90 miolion euro, e që sipas opozitës do të mbushnin vrimat nga ndëshkimet e marrvëshjeve të nënshkruara infrastrukturore.
“Grumbullojmë 90 milion euro, me të cilat duhet të mbulojmë papërgjegjësi të qeverisë, këtu nuk përmenda krim dhe korrupsion, por vetëm punë të papërgjegjshme. Për këtë dikush nesër do të bartë përgjegjësi, por problemi qëndron në atë se sot ndërmarrjet që paguajnë rregullisht srisht do të ngarkohen dhe në asnjë moment nuk përmendin ekonominë gri.”, tha nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Dimitrievska Koçovska.
Sipas të dhënave të dhomës ekonomie se në ekonominë gri ka më shumë se 1 miliardë euro të cilat nuk hyjnë në buxhet. Deputeti Dejanço Eftimov thotë se në shtet ekziston pasiguri juridike, andaj edhe 7 mijë ndërmarje mbyllen brenda vitit.
“Jemi dëshmitarë se ide të caktuara biznesi të afërta me pushtetin kanë përfitime të shpejta dhe këto ndërmarje në vijë të shpejtë rrisin profited e tyre. Kjo krijon konkirence jolojale për të gjithë ata që duan të punojnë me nder dhe risin aktivitetin ekonomik.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dejanço Eftimov.
Por nga LSDM janë shprehur se ligjet tatimore janë në përputhje me të drejtën europiane, ndërkaq zhvillimi ekonomik, punësimet dhe investimet e huaja janë në rritje.
MERALE ISMAILI
